Kërkohet intervenimi i vendeve arabe në Siri

New –York, 25 shtator - Emiri i Katarit, Sheik Hamad bin Khalifa Al-Thani, (në foto) tha sot se vendet arabe do të duhej të intervenonin në Siri, për ta ndalur konfliktin e përgjakshëm atje.

Duke folur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Al-Thani, që është mbështetës kryesor i opozitës në Siri, tha se shtetet arabe do të duhej të intervenonin në Siri për shkak “të obligimeve të tyre humanitare, politike dhe ushtarake”. Transmeton REL.

 

Emiri i Katarit theksoi se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dështuar në arritjen e një pozicioni efektiv për mënyrën e zgjidhjes së konfliktit në Siri.

 

Ai ka cituar precedentin kur forcat arabe ishin dërguar për ndaljen e Luftës Civile në Liban, në vitet e 70-ta.

 

Katari fuqishëm i mbështet kryengritësit sirianë.

 

Regjimi i Sirisë e akuzon Katarin dhe Arabinë Saudite se po i armatosin kryengritësit.

 

Al-Thani ka kërkuar nga të gjitha vendet për “mbështetje të të gjitha llojeve”për popullin e Sirisë.

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat