Zbulime të pabesueshme tronditin komunitetin musliman në Danimarkë

Morten Storm, një i konvertuar në Islam me origjinë daneze deklaroi se ai ishte një agjent i fshehtë, që u paraqitej si një ekstremist me qëllim që të zë në grackë rininë muslimane.

Danezi ka dhënë prova, dhe detaje sa i përket misioneve që ka kryer për CIA-n, dhe shërbimet sekrete të vendit të tij, Danimarkës.

I INFILTRUAR BRENDA KOMUNITETIT MUSLIMAN NË EMËR TË SHËRBIMEVE TË INTELIGJENCËS

Edhe pse kjo mund të duket e habitshme, është vetë i infiltruari, Morten Strom, i cili ka pranuar se është një spiun i Shërbimeve Informative Daneze (PET) dhe CIA-s.

Në kuadër të misionit të tij, ai ka bërë disa udhëtime duke përfshirë edhe Jemenin.

I indinjuar nga praktika e infiltrimit të agjentit të dyfishtë, Kadir Baksh-i, kryetar i Qendrës Islamike të Lutonit, deklaroi në gazetën lokale të mërkurën, 10 tetor:
"Shërbimet policore dhe ato të sigurimit kërkojnë nga ne që t'u besojmë atyre, kurse në anën tjetër ata fusin ngatërrestarë brendapërbrenda komunitetit në mënyrë që t'i mashtrojnë besimtarët."

Morten Storm i tha gazetës daneze "Jyllands-Posten" se ai ishte rekrutuar nga shërbimet e inteligjencës së CIA-s dhe atyre daneze në vitin 2006 për t'i spiunuar dhe gjurmuar ekstremistët. Ai gjithashtu tha se ai e çoi CIA-n deri te lideri i El-Kaides në Jemen, Enuer El-Auleki, i vrarë më 30 shtator 2011 pasi u sulmua nga një dron (avion pa pilot) amerikan.

I infiltruari danez ishte zhvendosur në Luton, në Angli në vitin 1999, ku i tha disa përfaqësuesve të komunitetit musliman se ai dëshironte të rifillonte një jetë të re, pas ekstremizmit. Pastaj, ai filloi të promovonte ide radikale për të tërhequr të rinjtë në mënyrë vullnetare.

Sipas anëtarëve të komunitetit lokal musliman, posaçërisht Kadir Baksh-it, agjenti përpiqej çdoherë për t'i nxitte ata që t’i admirojnë idetë e tij, por shumica e kundërshtonin. Por, për fat të keq, disa ranë në grackën e ngatërrestarit.

"Nuk zinte vend askund, ishte këtu dhe atje, me idenë e tij të korruptuar të Islamit, i çonte njerëzit në humbje" shton Kadir Baksh-i. "Ne mendonim se ndoshta është i vëzhguar nga shërbimet e intelegjencës". Për më tepër, Kadir Baksh, shumë shpejt kishte dyshuar në lidhje me të, mirëpo nuk kishte asnjë provë sa i përket infiltrimit të tij.

Këto shpallje të papritura të Morten Storm ngjallin një pikëpyetje mbi qëllimin e tij.
Ish i infiltruari dëshiroi me shfaqjen e të kaluarës së tij mirënjohje për punën dhe misionet e kryera gjatë udhëtimeve të tij (në Jemen, për shembull), si dhe për të informuar familjen e tij se puna e tij ishte për të luftuar kundër terrorizmit.

INFILTRIMI, STIMULIMI I EKSTREMIZMIT: PRAKTIKA TË CIA-S DHE TË FBI-SË PËR TË NDJEKUR TERRORISTËT

Është e njohur se CIA dhe FBI procedojnë duke përdorur këto praktika të dyshimta për t'i zënë në grackë terroristët potencialë.

Këto praktika krejtësisht imorale, dhe ekstreme, janë denoncuar në Shtetet e Bashkuara nga shoqatat, por edhe nga përfaqësues të komunitetit musliman.

Që nga sulmet e 11 shtatorit 2011 këto praktika janë rritur në kuadër të spiunazhit të rrjeteve potenciale terroriste.

Në vitin 2009, muslimanët e Shteteve të Bashkuara patën denoncuar këtë metodë të infiltrimit brenda xhamisë, që përfshinte edhe indoktrinimin e të rinjve me idetë e terrorizmit, që janë tërësisht në kundërshtim me Islamin. Ata gjithashtu denoncuan spiunazhin nëpër xhamitë.

Për gjashtë vjet me radhë, muslimanët nga qyteti i New York-ut kishin qenë të vëzhguar, dëgjuar, ndjekur. Grupet studentore muslimane ishin po ashtu të infiltruara.

Gjashtë vjet infiltrime dhe spiunazhe nuk çuan në asnjë pist të terrorizmit.

CIA refuzoi të komentojë shpalljet e Morten Storm, e njëjta heshtje ndodhi edhe në Shtëpinë e Bardhë.



Nga frengjishtja perktheu: Fitim Miftari, Preshevë.

Burimi: https://www.facebook.com/MjeksiaIslame

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat