Një nënë saudite refuzoi 2 milionë rijalë (përafërsisht 400 000 euro) që ia ofroi babai i vrasësit të birit të saj për t’ia falur gjakun, mirëpo pasi u mor vendimi nga gjykata për ekzekutimit e vrasësit ajo kërkoi ta takonte vrasësin e të birit të saj në prani të gjykatësit për t’i treguar se po ia falë gjakun për hir të Allahut, duke i thënë: “O Bender, po ta fal gjakun për hir të Allahut, unë e kam rritur Sehlin (të birin e vrarë), mirëpo po ta fal gjakun e tij vetëm për hir të Allahut dhe shpërblimin e dua vetëm nga Allahu”.
Vrasja kishte ndodhur para dy vjetësh për shkak të një grindjeje që kishte ndodhur mes këtyre të rinjve, i vrari e kishte lënë nënën e ve, tri motra dhe një vëlla dhjetë vjeçar, të cilët jetojnë me pension dhe nuk kanë as shtëpi të veten, siç lajmëron gazeta saudite “El-Enba’u”./Shembulli.com/
Burimi: http://arabic.rt.com