Bosnja është përcaktuar për datën e Kurban Bajramit

Pas shqyrtimit të parimeve të Sheriatit dhe për shkak të mungesës së një institucioni të Halifatit Ndërkombëtar Reisul Ulema konsideron se besimtarët e Bosnjës dhe Hercegovinës duhet ta festojnë ditën e Kurban Bajramit të premten, më 26 tetor.

1) Bashkësia Islame e Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë vlerësimet astronomike, përveç në rastin e përcaktuar të datës së parë të Kurban-Bajramit, e cila është përcaktuar nga qëndrimi i haxhinjve në Arafat, si një kohë unike dhe vend unik i adhurimit në Haxh!

2) Pasi sakrifica – therja e kurbanit nuk mund të bëhet përpara qëndrimit në Arafat atëherë është e qartë se dita e parë e Kurban-Bajramit duhet të jetë pas qëndrimit në Arafat, dhe jo para saj.

3) Autoritetet saudite janë përgjegjës për caktimin e datës së qëndrimit në Arafat, e që këtë vit dita e Arafatit është të enjten, më 25 tetor, prandaj dita e parë e Kurban-Bajramit mbetet të premten, më 26 tetor 2012.

4) Kjo fetva vlen për të gjithë muslimanët e Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë si dhe komunitet e tyre, ishte deklarata e Myftiut te Bosnjës, Dr.Mustafa Ceriq./BujanociNet/

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat