Kurban - Bajrami të premten më 26 tetor (video)

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton besimtarët dhe opinion e gjerë se dita e parë e festës së Kurban - bajramit është të premten më 26 tetor 2012.

Megjithëqë, në Takvimin e këtij viti ka qenë e paraparë që dita e Kurban - Bajramit të jetë më 25, caktimi i ditës së Arafatit nga autoritet e Arabisë Suadite, ka bërë që Kryesia e BIK të marrë vendim që dita e parë e Bajramit të jetë më 26 tetor, kjo edhe për faktin se fetarisht prerja e kurbanit nuk mund të bëhet derisa haxhilerët janë në Arafat.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve dhe opinionit të gjerë ua uron festën e Kurban - Bajramit duke e lutur Zotin që të na pranoj Haxhin, kurbanin, lutjet e ibadetet tona.

Me fat festa e Kurban –Bajramit!

{youtube width="660" height="450"}uN-5sVnekAo{/youtube}


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat