Në Kosovë festohet Kurban Bajrami

Besimtarët myslimanë në gjithë Kosovën, kanë kryer ritet e ditës së Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për festën e Kurban Bajramit është mbajtur në xhaminë “Sulltan MehmetFatih” (Xhamia e madhe) në Prishtinë, duke shënuar kështu nisjen e festës së Kurban Bajramit për besimtarë mysliman në Kosovë.

Me rastin e faljes së Festës së Kurban Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u është drejtuar me një mesazh të gjithë besimtarëve mysliman, duke u bërë apel të gjithëve që në këtë ditë festive ta ndihmojnë njëri tjetrit.

“Sot në këtë ditë feste e gëzimi,thërras besimtarët që në zemrat e tyre të shndërritë besimi më i sinqertë, që të jemi më solidar e tolerant, që të lënë urrejtjen dhe armiqësinë. Porosia e kësaj feste qëndron mbi parimet e bujarisë solidaritetit dhe sakrificës. Në këtë ditë të madhe që simbolizon unitetin barazinë solidaritetin dhe sakrificën , i uroi të gjithë shqiptarëve festen e kurban bajramit”, ka theksuar myftiu Tërnava.

Pas faljes së namazit, besimtarët i uruan njëri tjetrit Kurban Bajramin, duke uruar mirësi, paqe e dashuri për të gjithë.

Manifestimi qendror kushtuar festës së Kurban Bajramit, filloi në ora 6:33, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit një ligjëratë tematike, kushtuar kësaj feste e mbajti Ahmetef. Sadriu.

Ndërsa Namazi i Kurban Bajramit u fal në ora 7:41, të cilit i priu kryeimami Sabri ef. Bajgora, ndërkaq Hytben e Kurban- Bajramit, e mbajti Myftiu i Kosovës, NaimTërnava. (RTK)

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat