Po mbahet Protesta e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës së bashku me Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve dhe Shoqatën e Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në shenjë pakënaqësie ndaj paraburgimit të Fatmir Limajt dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Qindra bashkëluftëtarë të Limajt dhe qytetarë po brohorasin “UÇK, UÇk” duke theksuar se lufta jonë ishte e shenjtë.
Muharrem Xhemajli, kryetar i OVL të UÇK-së ka thënë se protesta po mbahet nën arsyen se shumë luftëtarë të UCK-së po burgosen.
Sipas tij, shkas më i madh është edhe paraburgimi i Fatmir Limjat që ka ndodhë ditë më parë.
Për të gjitha burgosjet, kreu OVLUÇK-së e ka akuzuar misionin e EULEX-it dhe qarqet, që siç ka thënë ai të Serbisë “Limaj, është paraburgosur kundërligjshëm, andaj kërkojmë lirimin e tij dhe të të gjithë bashkëluftëtarëve.
Ne po i mbrojmë vlerat e luftës tonë, dhe nuk kemi për synim që të përzihemi në punët e drejtësie”, ka thëne Muharrem Xhemajli, kryetar i OVLUÇK-së.
Protesta e organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka përfunduar e qetë./Indeksonline/