Ti parko, na grith

Në disa video të postuara në rrjetin social “Facebook” prezantohen dy persona, të cilët gërvishtin veturat e parkuara në trotuare, shkruan sot “Koha Ditore”.

Me moton “Ti parko, na grith”, ky grup virtual ka nisur fushatën kundër parkimit të veturave në vendet e gabuara, por duke kryer vepër të paligjshme- dëmtim të pronës.

Në videon e postuar, njëri regjistron me kamerë shokun e tij, të cilit i shihen vetëm duart duke gërvishtur veturat të parkuara në trotuare. Të dy para se t`i gërvishtin ato, shikojnë njëherë para dhe prapa duke e kryer veprimin.

Ky grup ende vazhdon të jetë i paidentifikuar për policinë, ndërkohë që në apelin publik të postuar në “Facebook” kanë ftuar qytetarët t`i bashkëngjiten aksionit. Madje, kanë caktuar edhe kriteret, sipas të cilave duhet të gërvishtet çdo veturë e parkuar gabimisht.

“Hapi parë, e sheh një kerr të parkuar në trotuar. Hapi i dytë, nxjerr çelësin. Hapi  i tretë, grith kerrin, pa të pa kush (mos ha dajak) dhe hapi i katërt, ec lirë në qytetin tënd”, thuhet në postimin e tyre.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat