Kurti e lut Haradinajn të mos i bashkohet Qeverisë

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur sot në një takim liderin e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinajn. Pas takimit njëorësh të dy liderët u shprehën se nuk kanë qëndrime të përafërta, politike por ishte vetëm një takim i ballafaqimit të mendimeve.

Lideri i AAK-së, Ramush Hardinaj theksoi se nuk ka ndonjë bashkim në mendime, por kjo sipas tij nuk është pengesë për të trajtuar çështjet që preokuptojnë të dyja palët.

“Dallojmë në disa aspekte programore. Por, edhe në rast se ndodh që të jemi në qeverisje, edhe në rast se jo, mendoj se zgjedhja ime nuk do të ndryshojë; njerëzit që kanë marrë besimin e qytetarëve të vendit janë deputetë, kanë përgjegjësi në vend. Të gjitha i kemi cek, ndonjë bashkim në mendime nuk kemi mbërri, por të gjitha i kemi trajtu”, ka thënë Haradinaj.

Ai më tej shtoi se në takim është biseduar për të gjitha ato gjëra që i ka njoftuar edhe qytetarët e Kosovës dhe mediat, dhe se është munduar të shpjegoj argumentet e tija pse ka marrë një drejtim të tillë.
Ndërsa lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se ka qëndrime të kundërta për çështjen e bisedimeve me Serbinë për çështjen e privatizimeve në Kosovë dhe i ka bërë thirrje Hardainajt që të bashkërendojnë subjektet opozitare për t’u liruar nga kjo qeverisje.

“I kemi diskutua edhe temat e dialogut, edhe temat e bisedimeve me Serbinë. Nuk mund të themi se kemi pozicione të ngjashme, nuk mund të themi se kemi pozicione as të afërta, por i kemi ballafaqu këto mendime dhe e kemi përsëritë qëndrimin tonë se në fakt këto janë orientime qeveritare që ne i konsiderojmë se janë të padrejta dhe të damshme”.

Kurti tha se çfarëdo përafrimi, bashkëpunimi edhe koalicioni me partinë në pushtet dhe me qeverinë nuk është në të mirë të vendit./kosovapress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat