Një grup i serbëve të veriut të Mitrovicës kanë bllokuar mëngjesin e së premtes rrugën rajonale Mitrovicë-Leposaviq, në Rudare të Zveçanit.
Rreth 20 serbë janë mbledhur te Kryqi i metalt i vendosur nga serbët në Rudare, për të protestuar në kërkim të lirimit nga burgu të Sllavolub Joviqit, i cili ishte arrestuar me 31 tetor nga xhandarmëria serbe, nën dyshimin e tentimvrasjes së ushtarëve të KFOR-it, në qershor të këtij viti, ndërsa mbahet në burgun e Kralevës.
Atij i është zgjatur masa e arrestit edhe për 60 ditë të tjera.
Përreth një orë sa ka zgjatur protesta e serbëve, rruga rajonale për në Leposaviq është bllokuar krejtësisht. Bllokimin e kësaj rruge e ka konfirmuar edhe zëdhënësi rajonal i policisë, toger Besim Hoti, i cili ka shtuar, se protestuesit pas një ore të bllokimit të rrugës janë shpërndarë të qetë./zeri/