Viktima e parë e acarit në Kosovë

Një banor i Bërnjakut të Zubin Potokut, rreth të 50-tave, është viktima e parë e acarit të këtij dimri në Kosovë.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës, Besim Hoti, konfirmoi për medie se trupi i ngrirë i Z.P., serb nga Bërnjaku i Zubin Potokut, është gjetur dje nga banorët vendës afër varrezave në lagjen Popoviq, njofton rtv21.

Sipas zëdhënësit Hoti në trupin e të ndjerit s’ka pasur shenja dhune.

 

 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat