Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në rrugën "Bill Klinton", një person derisa ishte duke vozitur veturën e tij, nga pakujdesia ka goditur një këmbësore femër dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes, njofton Kosova Sot.
Viktima menjëherë është dërguar në QKUK ku edhe ka pranuar tretman mjekësor, por është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me Prokurorin është dërguar në mbajtje.