Demolohet skena e “Kosovo 2.0”

Skena ku ishin paraparë të mbahen një mori aktivitetesh që kishin për bazë diskutimet për seksin nga Revista Kosovo 2.0 në Pallatin e Rinisë, është shkatërruar nga persona të paidentifikuar për momentin.

Besa Luci, e cila është edhe kryeredaktore e revistës “Kosovo 2.0”, ka thënë se persona të paidentifikuar e kanë demoluar tërë skenën dhe kanë thyer dekorimet në sallë.

“Policia është këtu dhe nuk e dimë se kush i ka kryer këtë akt”, tha Luci për Express.

Pavarësisht kësaj ata nuk do të ndalin festen dhe ajo do të mbahet sipas planit të paraparë.

“Njerëzit janë duke pritur dhe ne do ta mbajmë këtë eveniment ashtu sikurse e kemi paraparë. Nuk do të prekim asgjë madje as demolimin dhe do të lejojmë që të tjerët të shikojnë se çfarë kanë bërë këta njerëz”, tha Luci.

Në mëngjesin e së premtes një organizatë studentore me emrin “Paqja Studentore” publikisht kishin dalë me deklarata kundër kësaj party duke aluduar se mbajtja e saj është amorale dhe e shkatërron rininë kosovare.

Pavarësisht se ata kishin keqkuptuar shumëçka për këtë ngjarje, megjithatë ende nuk dihet kush qëndron prapa këtij akti./express/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat