SHBA, masakër në shkollën fillore

Të paktën 29 persona mbetën të vdekur, 22 prej te cilëve fëmijë të moshave 6-10 vjeç, pasi të paktën një person i armatosur hapi zjarr me breshëri në një shkollë fillorë në shtetin e Konektikatit, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Sipas mediave amerikane, është konfirmuar edhe vdekja e disa mësuesve e drejtoreshës së shkollës, në “Sandy Hook Elementary School”, në Njutaun.

“Associated Press” lajmëroi se vrasësi, një 24-vjeçar me emrin Ryan Lanza, mbeti i vrare në vendngjarje, por nuk është ende e qartë nëse ai kreu vetëvrasje apo u vra nga forcat policore.

Fillimisht, raportimet kontradiktore folën për dy atentatorë, por policia përgënjeshtroi lajmin. Një zëdhënës tha se ndërsa një person i dyte u arrestua në shkollë dhe po merret në pyetje, ai nuk konsiderohet zyrtarisht si një i dyshuar.

Shkollat në të gjithë rajonin u mbyllën me urdhër të autoriteteve, nga frika e një sulmi të koordinuar ndaj shkollave fillore.

Përveç të vdekurve, janë regjistruar edhe një numër i paqartë personash të plagosur, tre prej të cilëve raportohet në gjendje kritike nga “CNN”.

Sipas një dëshmitari të ndodhur pranë shkollës, të shtënat u dukën se erdhën nga korridori, ndërsa të paktën 100 plumba u qëlluan.

Burime të tjera thonë se të shtënat ndodhën brenda një klase.

Ndërkohë, guvernatori i shtetit, Danell Malloy, ka vendosur të takojë personalisht familjet e viktimave. Autoritetet amerikane nuk konfirmojnë bilancin e vërtetë të tragjedisë, deri në momentin kur të gjitha familjet e përfshira do të jenë lajmëruar për tragjedinë./tch/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat