“Unë Zëvendëskryeministër? Jo, jo!”

Ramush Haradinaj, lider i AAK-së, ka mohuar zërat se mund të bëhet Zëvendëskryeministër i Kosovës. Ai ka thënë se nuk e ka me çdo kusht që ta marr postin e Kryeministrit.

“Ne (AAK) kemi bërë vetëm një ofertë. Të krijojmë një qeveri të re me PDK-në. T’i marrim përgjegjësitë bashkë”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Rubikon” të KTV-së.

Ai ka thënë se nuk dëshiron t’i bashkëngjitet kësaj qeverisje, pasi përmes kësaj, ai do t’i ndihmonte kësaj qeverie, gjë që nuk e dëshiron ish-komandanti i UÇK-së.

“Do të jetë vazhdim i mandatit të Qeverisë, por edhe Qeveri e re”, ka shtuar Haradinaj. /Zëri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat