Vajza e kryeministrit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në profilin e saj në twitter i ka shkruar letër kryeministrit serb, Ivica Dačićit, duke i thënë:
"Z. Ivica Daçiç, unë jam vajza e Recep Tayyip Erdoganit, do të doja të di mendimin tuaj pse ju, siç duket, i urreni muslimanët e Kosovës?"
"Unë mendoj se Serbia ka bërë mjaft kundër myslimanëve në Srebrenicë, ka ardhur koha për të ndaluar urrejtjen kundër myslimanëve në Ballkan."
Ajo po ashtu i ka dërguar letër edhe zëvendësministrit të punëve të jashtme të Kosovës, Petrit Selimit, ku e ka kritikuar për ndalimin e mbulesës Islame (hixhabit) në shkollat publike, duke i thënë: "Unë do ta informoj babanë tim dhe qeverinë turke, që shamia është ndaluar në shollat e Kosovës. Jam e dëshpëruar."
Këtë lajm e ka transmetuar edhe televzioni turk “TRT2”, duke e konsideruar burimin si të vërtetë.
Këtu mund ta shihni postimin e saj në twitter - https://twitter.com/SmeyyeErdoan16
Gen Kelmendi - shembulli.com