MPJ: Pakistani njeh Republikën e Kosovës

Republika Islamike e Pakistanit ka marrë vendim që ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Artan Behrami e ka konfirmuar se ky shtet e ka njohur pavarësinë e vendit. Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë takuar me autoritete të Pakistanit disa herë dhe kanë kërkuar njohjen nga ky shtet.

Gjatë pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm Enver Hoxhaj në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, në Xhibuti, ka zhvilluar edhe një takim të veçantë me ministren e Punëve të Jashtme të Pakistanit, Hina Rabbani Khar. Gjatë takimit, Hoxhaj kishte marr premtime konkrete për njohjen e Kosovës nga Pakistani.

Ministrja e Jashtme e Pakistanit, gjatë bisedës me ministrin Hoxhaj ka thënë se Pakistani do ta shqyrtojë kërkesën e Kosovës për njohje duke shprehur interesimin e shtetit të saj për thellim të bashkëpunimit.

Shteti aziatik me një popullsi 157 milionë banorësh vlerësohet të jetë njohje e rëndësishme për shkak të rolit që ka ky shtet në organizatën islamike dhe tek një varg shtetesh të tjera, që ende nuk e kanë marrë vendimin për njohjen e Kosovës. (RTK)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat