Mjaft me ‘Kosova është Serbi’ - të shpëtohet çka mund të shpëtohet

Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe kryeministër e Ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se po kërkohet zgjidhja për problemin e Kosovës që do të ishte e përkohshme për shkak të statusit të pazgjidhur “të Krahinës”, e që mund të arrihet vetëm me dialog.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë që e drejton, Daçiq ka thënë se Platforma për Kosovën është dokumenti i parë të cilin presidenti i Serbisë u’a ka prezantuar përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare.

“Ky është propozimi ynë për zgjidhjen e atij problemi, dhe mjaft ka pasur politikë se Kosova është Serbi, kurse në jetën reale Kosova është gjithnjë e më larg nga Serbia”, ka cekur drejtuesi i SPS.

Daçiq ka vu në dukje se prioritet i Serbisë është kujdesi për serbët që jetojnë në Kosovë dhe është hipokrizi që socialistët t’i akuzojnë për Kosovën ata të cilët gjatë gjithë kohës së bombardimeve kanë ikur nga vendi kur është zhvilluar lufta dhe ata të cilët po i shkollojnë fëmijët në vendet e BE, e tash e kritikojnë SPS për politikën që po zhvillon.

“Nëse kjo është ashtu, kthehuni të gjithë e të jetojmë të izoluar”, ka thënë Daçiq.

”SPS ka luftuar për Kosovën, e po na akuzojnë ata të cilët 13 vjet nga dita në ditë e kanë dorëzuar atë Kosovën dhe nuk ia kanë dalë ta ruajnë atë që ia kemi dalë ne, kurse në kohën e tyre janë ndërtuar shumë faktor të subjektivitetit të Kosovës. Duhet të shpëtohet ajo që mund të shpëtohet”, ka cekur Daçiq.

RTK - Fahri Musliu, Beograd


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat