Qeveria e Pakistanit ka vendosur ta njoh Republikën e Kosovës. Kështu thuhet në web faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Pakistanit, transmeton rtk.
“Vendimi është marrë në akordim me aspiratat e popullit të Kosovës. Qeveria e Pakistanit ka vendosur që ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë në Ankara ta akreditoj si ambasador të Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.