Moti i ftohtë ka marrë të paktën 220 jetë njerëzish në mbarë Europën. Rreth 90 persona kanë humbur jetën si pasojë e të ftohtit të acartë në Rusi.
Në kryeqytetin rus, termometri shënoi minus 30 grade Celsius, ndërsa në lindje të Siberisë, ulja e temperaturave shënoi një nivel rekord, minus 52 gradë.
Metereologët thonë se peë disa rajone te Rusisë, temperatura te tilla kaq të ulëta nuk ishin regjistruar prej me shume se gjysëm shekulli. 540 persona janë shtruar në spital me hipotermi. Sipas ekspertëve, temperaturat e kësaj periudhe janë 10 deri 15 gradë më të ulëta se mesatarja sezonale.
Rrugët e Kievit në Ukrainë janë mbuluar nga dëbora, ndërsa temperaturat kanë arritur në minus 14 gradë celsius. Tre paktën 83 persona kanë humbur jetën disa banorë thonë se janë të paktat vendet për të pastrehët në Kiev për tu mbrojtur nga të ftohtët.
Në Poloni numërohen 49 viktima ndërsa bora e madhe shkaktoi përçarje në Ballkan. Shumë prej viktimave nëpër Europë janë njerëz të pastrehë./ora/