Sindikata e policisë serbe ka kërkuar sot përgjigje nga ministri i punëve të brendshme serbe Ivica Daçiq se kur do të rrënohet lapidari i vendosur në qendër të Preshevës për dëshmorët e UÇPMB-së, për të cilën edhe ai ka premtuar se do ta rrënojë.
"Zotëri Daçiq, në fund të muajit të kaluar, publikisht keni premtuar se do të hiqen të gjithë përmendoret e vendosura të UÇPMB-së. Edhe pas një muaji nuk ka rezultat, përveç deklarimeve mediale se janë arrestuar një grup të rinjës që ishin nisur drejt Preshevës për ta rrënuar njërin nga përmendoret" thuhet në njoftim të sindikatave me drejtor Glisho Vidoviq, transmeton presheva.com.
Sindikati i policisë ka thënë se të punësuarit në MUP-in serb tragojnë paknaqësi të madhe për atë se pse shteti nuk ndërrmer asgjë të të heq përmendoret e siç i quan "terroristëve", ndërsa nuk ka ndërtuar asnjë përmedore "për heronjtë e vdekur" që kanë dhënë jetë për mbrojtjen e vendit.
"Gjykojmë vendosjen e përmedores për terrorista e UÇPMB-së që është vendosur në qendër të Preshevës dhe kërkojmë nga ju, si kryemisnitër dhe ministër të punëve të brendshme të tregoni bashkim për këtë çështje. Nga ju zotëri Daçiq kërkojmë më në fund që të mbani fjalën që keni dhënë para tërë Serbisë" thuhet në njoftim.
"Pyesim se a do të lejonte SHBA që të vendoset në shtetin e saj një përmendore për Al Kaidan? A do të lejonte Spanja që të vendosë për ETA? A do të lejonte Italia që të vendoset për brigadat e kuqe? A do të lejonte Gjermania që të vendoset për fraksionin Armata e kuqe? A do të lejonte Anglia që të vendoset për luftarët e IRA?" shkruan sindikata, transmeton presheva.com