Pacolli: Një njohje “e kam gati”

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se njohja e Pakistanit është dhuratë nga puna e diplomacisë kosovare.

“Shpresoj që shembullin e Pakistanit ta ndjekin edhe shtetet e tjera myslimane” ka thënë Pacolli.
Behgjet Pacolli ka thënë se e ka letrën nga zyrtarët e lartë të një shteti të fuqishëm afrikan, me të cilën konfirmohet se ky shtet e ka njohur Kosovën.

Kur është pyetur se për cilin shtet bëhet fjalë dhe pse nuk publikohet letra, ai ka thënë se këtë po e bën për të evituar paqartësitë dhe dëshiron që të pres konfirmimin që do të shkojë në MPJ nga ky shtet.

Pacolli ka thënë se është i hidhëruar nga MPJ-ja se nuk e po e shpall si njohje, Malin dhe Gabonin. Ai ka thënë se njohja nga Mali ka ardhur nga presidenti, dhe ai është legjitim.

Ai nuk ka lënë pa lavdëruar shefin e tij. “Thaçi nuk e ka pas lehtë ta udhëheqë këtë qeveri dhe e mbështes guximin e tij në punën që ka bërë” ka thënë Pacolli./bs/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat