Myftiu Tërnava u prit nga kryeministri turk Erdogan

Myftiu i Kosovës, Mr. Naim Tërnava është pritur dje nga kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, e të cilin myftiu e falënderoi  për pritjen e ngrohtë vëllazërore si dhe për angazhimin e kujdesin e vazhdueshëm të tij  dhe të qeverisë turke për Kosovën.

Myftiu, posaçërisht e falënderoj kryeministrin turk për mbështetjen e Kosovës në organizmat ndërkombëtar, e sidomos dhe angazhimin e tij për shtimin e njohjeve për Kosovën në vende të ndryshme. Myftiu e falënderoj Kryeministrin turk për kontributin e dhënë së fundmi për njohjen  e Kosovës nga Pakistani.

Myftiu Tërnava i kërkoj  kryeministrit turk që në takim me kryeministrin e Tunisit, atij t'ia kërkoj përshpejtimin e njohjes së Kosovës.

Kryeministri Erdogan e siguroj myftiun Tërnava se do t’i kërkoj njohjen e Kosovës nga Tunisi, dhe të vazhdoj  përpjekjet për shtimin e njohjeve të Kosovës edhe  tek ato vende që ende s’e kanë njohur Kosovën./bislame/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat