Arrin nota verbale e njohjes së Kosovës nga Pakistani

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar notën verbale të njohjes zyrtare të Republikës së Kosovës nga Republika Islamike e Pakistanit. Në notën verbale të Ministrisë së Jashtme të Pakistanit dërguar Ministrisë së Jashtme të Kosovës, theksohet se ky shtet ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Pakistanit shpreh komplimente për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe ka nderin që të deklarojë se Republika Islamike e Pakistanit ka vendosur që të njoh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran”, thuhet në notën verbale.

Në notë, Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit shpreh konsideratat më të larta për Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Pakistani shtrihet në Azinë Jugore dhe ka një popullsi prej mbi 180 milionë banorë, duke qenë shteti i gjashtë më i populluar në botë.

Kryeqyteti i Pakistanit është Islamabadi dhe është shtet anëtar i Kombeve të Bashkuar prej vitit 1947. (RTK)


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat