Patriarku Irinej i Kishës Ortodokse Serbe ka thënë se Platforma e Serbisë për Kosovën është mënyra më e mirë për zgjidhjen e “këtij problemi”.
Duke folur për mediat serbe, ai ka mbështetur dialogun e kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, duke thënë se “të gjitha problemet duhet të zgjidhen me bisedime”.
Irinej po ashtu ka thënë se politika e Serbisë “edhe Evropa, edhe Kosova” nuk është e pamundur, por ka paralajmëruar se nëse “dikush nga Serbia do që të heqë dorë nga Kosova për të qenë pjesë e bashkësisë evropiane, ai do të ishte një çmim tejet i lartë që nuk mund të paguhet”.
Platforma e e Beogradit për Kosovën, pos tjerash, parasheh një lloj autonomie për komunat me shumicë serbe në veri.
Dokumenti është kundërshtuar fuqishëm nga autoritetet në Prishtinë./rel/