Ambasadori i Kosovës në SHBA, më i pasur se Obama

Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Akan Ismaili, del të jetë më i pasur se presidenti i shtetit më i fuqishëm në botë.

Mediet në Amerikë kanë raportuar më herët se pasuria e presidentit Barack Obama është 7.3 milionë dollarë amerikanë, apo 5.5 milionë euro, derisa merr një pagë vjetore prej 400 mijë dollarëve.

Ndërsa diplomati i Kosovës në shtetin e Obamës ka para të gatshme(cash) prej hiç më pak se 7.5 milionë euro, apo 10 milionë dollarë amerikanë.

Në deklarimin zyrtar të pasurisë në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsioni(AKK), Ismaili ka bërë të ditur se ka rreth 135 mijë euro në bankat kosovare, mbi 3.5 milionë euro të gatshme në bankat e Sllovenisë dhe mbi 4 milionë euro në shtetin ku është ambasador.

Përpos parave të gatshme, Ismaili ka edhe patundshmëri në vlerë prej 2.6 milionë euro, 70 mijë euro vetura dhe aksione në vlerë prej 4.1 milionë euro në 3 kompani të ndryshme.

Paratë e gatshme, patundshmëritë, veturat dhe aksionet në biznese të ndryshme të ambasadorit Ismaili kalojnë shifrën prej 15 milionë eurove, derisa paga vjetore e tij është 38 mijë euro, apo dhjetë fish më e ulët se e Obamës.

Megjithatë, pasurinë e tij Ismaili e ka bërë nga shitja e aksioneve në kompaninë e telefonisë “Ipko” sllovenëve./zeri/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat