Kongresi do të veprojë në arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H.
Kryetari i Kongresit Botëror Boshnjak (KBB) u zgjodh Mustafa Ceriq.
Gjatë seancës u emruan tre zëvendësa të KBB, dhe ata janë Haris Hromiq, Mirza Shabiq dhe Mevlida Serdareviq.
Kryetari i Këshillit Ekzekutiv u zgjodh Mirsad Çausheviq, ndërsa u emruan edhe 30-anëtarë të Senatit të KBB , në të cilin u përfshinë edhe Muamer ef Zukorliq, Muhamed Filipoviq, Ejup Ganiq, Xhevat Jahiq, etj.
Në sallën e Qendrës Rinore të qendrës kulturore- sportive Skenderia në Sarajevë të shtunën filloi Kuvendi i Parë zgjedhor dhe seanca e parë e Kongresit Botërorë Boshnjak (KBB), raporton gazetari i agjensisë Anadollia, transemetojnë mediat boshnjake.
Flamuri kombëtar i boshnjakëve të botës është zgjedhur flamuri i bardhë me zambak.
KBB do të synojë të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e institucioneve kombëtare të boshnjakëve, siq janë Akademia e Shkencave , Fondacioni Kombtarë Boshnjak, si dhe të organizatave të tjera.
Kongresi do të punojë për arritjen e lirisë së plotë të boshnjakëve në atdhe dhe në diasporë, në ruajtjen dhe afirmimin e sovranitetit dhe unitetin e B dhe H, si dhe kontributin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit rajonal dhe ndërkombtarë.
Në kongres morën pjesë akademikë të shumtë, politikanë, të ftuar nga trupat diplomatike, si dhe përsonalitete të shquara.
“Duhet ndërmarrë masa të jashtëzakonshme në mënyrë që të lidhim të gjith boshnjakët, e cila lidhje do të jetë një nga detyrat e Kongresit. Në anën tjetër gjendja e jashtëzakonshme midis boshnjakëve, fatkeqësisht e reflektuar edhe në situatën në të cilën gjendet Bosnja dhe Hercegovina. Shteti i papërfunduar, i shantazhuar si nga brenda popashtu edhe nga jashtë “, tha Muamer Zukorliq, myftiu i Bashkësisë Islame (BI) në Serbi në një intervistë të shkurtër për Al Jazeera.
“Mund të kemi bashkëpunim me partitë politike, por partitë politike nuk mund të kenë kurfar ndikimi në Kongres as nuk do të munden ta shfrytëzojnë Kongresin për interest e veta,” shtoi ai.
Zukorliq shpjegon se “Kongresi Botëror Boshnjak është organizatë jashtëpartiake, por nuk do të jemi krejtësisht apolitik, sepse nuk do të kishte kurfar kuptimi. Të jesh apolitik do të thot të jesh jo i gjallë. Kështu që , KBB do të merr qëndrime të qarta dhe të rëndësishme edhe për çështjet politike, por ato që janë ekskluzivisht të një rëndësie kombëtare. “
Pas hapjes zyrtare të Kongresit, kryetari i Këshillit për themelimin e KBB Myftiu Muamer ef Zukorliq në fjalën e tij të hapjes tha se pjesëmarrësit e Kongresit janë tani në një pozicion për të vendosur bazat për veprim në mënyrë që të mbrojnë interesat kombëtare të boshnjakëve, transmeton agjencia e lajmeve Anatollia.
“Të gjithë ju sot mund të ndihmoni në ruajtjen e interesave kombëtare boshnjake, si dhe ruajtjen e unitetit dhe sovranitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, shtetin amë të të gjithë boshnjakëve. Pas të gjitha përgatitjeve tani jemi në gjendje të punojmë në një atmosferë festive dhe të marrin pjesë në këtë, në aktin historik për ne boshnjakët. Dëshiroj që ju të ndiheni rehat, të marrni pjesë dhe të jeni krenarë për mundësinë që na është dhënë që të jemi sot këtu, “tha Zukorliq.
Akademik Muhamed Filipoviq paraqiti para të pranishmëve elaborimin e tij në temën “Kongresi Botëror Boshnjak – pse dhe si”. Muhamed Filipoviq tha se ajo që do të thotë është një lloj i testamentit të tij, dhe se për këtë do të jetë krejtësisht i hapur.
Historia e skllavërisë dhe segregacionit
“Gjithë jetën time kam luftuar për njohjen e emrit tonë kombëtar dhe respektimin e identitetit tonë si Boshnjak. Në këtë luftë, kam përjetuar moment të gëzimit dhe ndjenje shqetësimi, përshkak se nuk kemi arritur të përcaktojmë identitetin tonë, edhe më shumë për shkak të manipulimit me këtë identitet dhe me emrin, të cilat ende vazhdojnë”, tha Filipoviq.
Duke kujtuar historinë e dhunës, e cila filloi në shekullin e XVI, Filipoviq tha se kjo ishte një histori e dhunës së madhe , shfarosja e popullit, shkatërrimi I pronës, historia e skllavërisë dhe segregacionit, shfrytëzimi kolonial i vendeve dhe kontinenteve, historia e krimit pa ndëshkim.
“Rezultati i këtij trendi të historisë është shfaqja e ideologjisë terroriste” mandej shtoi se “nuk ka harmoni në muzikë e cila do të përbëhet nga një ton i vetëm”, duke spjeguar se njerëzit e besimeve dhe kombeve të ndryshme duhet të jetojnë në unitet.
Filipoviç tha se KBB duhet të shërbejë si një mjet për t’iu shmangur vendosjen për një komb pa atë komb.
“Jam i bindur se, në qoftë se krijojmë një platformë të mirë, jemi në rrugë të mirë që të kemi sukses aq sa do të përpoqemi. Kjo do të thotë se çdo gjë varet nga ne, se nuk do të përsërisim historinë e trishtuar të dështimit dhe zhgënjim që na shoqëron një kohë të gjatë, “tha Filipoviç dhe i uroi pjesëmarrësve sukses në punë.
Pasi Akademiku Filipoviq përfundoi fjalimin e tij, u lexua publikisht deklarata e KBB.
Pjesëmarrësëve iu drejtuan edhe Presidenti i Akademisë Boshnjake, akademiku Ferid Muhiq, i cili vuri në dukje faktin se ende ekzistojnë Boshnjakë të cilët nuk e dinë se janë Boshnjakë apo nuk kan guxim të deklarohen.
“Njeriu që ka frikë të thonë publikisht përkatësinë e tij kombëtare nuk është i emancipuar dhe i lirë. Si është e mundur që kjo frikë është prezente vetëm tek boshnjakët, edhe pas 20 viteve pas përtrirjes së emrit njëmij vjet të vjetër kombëtar boshnjak “,potencoi akdemiku Ferid Muhiq,/aljazeera/