Organizata për monitorimin e drejtave të njeriut në Siri (SNHR), me seli ne Londër, njoftoi se ushtria e Beshar Esedit në territoret e kontrolluara nga ushtria e Lirë Siriane, në 24 orët e fundit ka vrarë 223 persona.
Nga ata, në paralagjen e Damaskut janë vrarë 47, Halep 42, Deri 15, Hami 12, Idlib 9, Deyru'z Zori 8, Rakki dhe Kuneytri nga tre vetë.
Poashtu, sipas SNHR-së, nga këto sulme janë vrarë edhe 84 vetë në Humusu dhe Deyr Belab, derisa nga sulmet ajrore kanë mbetur numër i madh i të lënduarve.
Sipas të dhënave nga SNHR, në mesin e të vrarëve janë 21 gra dhe 25 fëmijë.
Ushtria e Esedit në tërë vendin kanë kryer 134 sulme, në 31 prej tyre kanë sulmuar nga avioni./Shembulli/