Javorja satirike franceze "Charlie Hebdo", e cila publikon edhe stripa, e njohur për karikaturat fyese të Profetit Muhamed, këtë herë do të publikoj vizatime për jetën e Profetit Muhamed.
Zyrtarët e revistës kanë thënë se do të jetë një strip që flet për Profetin Muhamed, i cili tanimë është gati dhe është “plotësisht legal dhe qëllimmirë”.
Poashtu, kanë thënë se në strip nuk do të ketë asnjë ofendim apo tentim për përqeshje, duke cekur se në të kanë punuar disa sociolog të religjionit.
Ky strip, në revistën "Charlie Hebdo", do të duhej të publikohej të mërkurën.
Kjo revistë, më 19 shtator të këtij viti, kishte publikuar karikaturat fyese për Profetin Muhamed, pas të cilave kishin shpërthyer protesta në disa vende të Botës./Shembulli/