Forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane kanë kryer një sulm ajror në Pallatin Kombëtar, ndërtesa në të cilën është zyra e presidentit aktual, Beshar Esed, njofton agjencia e lajmeve Anadollia.
Njësiti ushtarak “Forcat e Damaskut” i cili i takon forcave të Ushtrisë së Lirë, me raketa të prodhimit vendorë, ka kryer sulëm në pallatin e Asadit nga rrafshnalta e kryeqytetit Damask.
Ende nuk është e ditur nëse raketat e kanë goditur pallatin.
Pas sulmit, në afërsi të pallatit janë mbledhur numër i madh i pjesëtarëve të ushtrisë së Asadit.
“Forcat e Damaskut” është i njohur si njësit i cili vepron në kuadër të brigadës së Ushtrisë së Lirë “Shpëtimi i Damaskut”./Shembulli/