Lirohet Hajredin Bala

Është liruar sot Hajredin Bala nga Tribunali i Hagës, pas dhjetë vjet vuajtje të dënimit. Familjarët e ngushtë, bashkëluftëtarë e qytetarë të shumtë në orët e hershme të mëngjesit ia kishin mësyrë aeroportit të Prishtinës, kush me tupan e kush me surle, për ta pritur ardhjen e Hajredin Balës nga Haga. Në nëntor të viti 2005, Tribunali e dënoi Balën me 13 vjet burg, nën akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e 11 robërve në kampin e UÇK-së në Llapushnik. Bala në gjykim ishte bashkë me Fatmir Limajn dhe Isak Musliu. Bala në deklarimin e tij të parë, para mediave, ka thënë se privimi i tij nga liria për dhjetë vjet ishte i padrejtë dhe vetëm e vetëm pse e mbrojtën vendin. Bala ka thënë se nuk mund t’i gëzohet lirimit të tij përderisa gjenden shokët e tij nëpër burgje./ks/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat