47.835 njerëz të vrarë në Siri

Instituti për statistika të vrasjeve në revolucionin sirian ka njoftuar se në operacionet e armatosura të ushtrisë së Bashar Asadit, gjatë vitit 2012, janë vrarë 41.771 njerëz, njofton Anadoly.

Numri i përgjithshëm i të vrarëve nga fillimi i luftimeve në Siri, nga marsi i vitit 2011, ka hipur në 47.835 njerëz.

Më së keqi ishte në muajin gusht të 2012 kur në Siri janë vrarë 6301 njerëz. Bilanci i zi i vrasjeve në Siri thotë se në janar janë vrarë 177 njerëz, në shkurt 2526, mars 2355, prill 1979, maj 1436, qershor 2660, korrik 4313, gusht 6301, shtator 5458, tetor 4949, nëntor 4160 dhe dhjetor 4457.

Ky Institut, poashtu njofton se gjatë vitit 2012 janë vrarë 3773 fëmijë, derisa nga fillimi i luftimeve janë vrarë plotë 4127 të mitur./Shembulli/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat