Aksident zinxhiror në autostradën Prishtinë-Pejë

Një aksident trafiku, ku ishin të përfshira një numër veturash, ka ndodhur në autostradën Pejë - Prishtinë.

Baki Kelani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, konfirmoi se në aksidentin që ka ndodhur afër pikës së derivate “Al Petrol”, në Vragoli të Fushë-Kosovës, janë përfshirë shtatë-tetë automjete.

Ai tha se ka vetëm dëme materiale. Njësitet e policisë rrugore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndodhur gjithsej 14 aksidente me të lënduar, 25 aksidente vetëm me dëme materiale; ndërsa policia ka shqiptuar rreth 240 tiketa për mosrespektim të rregullave në komunikacion. /gazetajnk/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat