Ushtria e Lirë Siriane sulmoi bazën ajrore në Idlib

Grupi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, thotë se kryengritësit, që po luftojnë për përmbysjen e presidentit Bashar al-Assad, po e sulmojnë një bazë ajrore në provincën veriperëndimore, Idlib, transmeton rel. 

Drejtori i këtij grupi, Rami Abdul-Rahman, tha se sulmi në aeroportin ushtarak afër vendit Taftanaz, ishte njëri nga sulmet “më intensive”.

Kryengritësit edhe më parë e kanë sulmuar këtë bazë por nuk kanë pasur sukses ta marrin kontrollin ndaj tij.

Kryengritësit e shohin forcën ajrore qeveritare si kërcënim kryesor për ta, prandaj gjatë disa javëve të kaluara i kanë shtuar sulmet e tyre kundër aeroporteve ushtarake, e veçanërisht në pjesën veriore.

Vlerësohet se afro 45 mijë njerëz janë vrarë prej marsit të vitit 2011, kur filloi kryengritja kundër regjimit të presidentit, Bashar al-Assad, në Siri.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat