Kryeqyteti i BeH në mëngjes gdhiu në mjegull të dendur, e cila e zvogëlon dukshmërinë dhe krijon probleme në komunikacion.
Mjegulla shkakton pothuajse paralizë të tërësishme të aeroportit në Sarajevë. Janë anuluar fluturimet e pasdites për në Beograd, Zagreb, Ankara, Vjenë, dhe Stamboll. Fluturimi i vetëm i mëngjesit nga Sarajeva për në Banjallukë është realizuar pa probleme.
Fluturimet e pasdites nga aeroporti i Sarajevës, do të varen nga zhvilli i situatës kohore.
Nga Lidhja Auto-moto e Bosnja e Hercegovinës kumtojnë se mjegulla e ka zvogëluar dukshmërinë në luginat dhe në afërsi të lumenjve, ndërsa shoferëve j'u rekomandohet të kenë kujdes në komunikacion. Në vendkalimet kufitare deri tani nuk është regjistruar ngecje e automjeteve./alsat-m/