Ashtu siç kishte paralajmëruar, revista satirike franceze 'Charlie Hebdo', përsëri ka provokuar muslimanët pasi që sot ka publikuar një numër special me karikatura nga jeta e të Dërguarit Muhamed.
Redaktori i revistës tha se stripi i titulluar “Jeta e Muhamedit” është qëllimmirë dhe se bëhet fjalë për materiale edukative.
"Para publikimit, ne kemi bërë të gjithë kërkimet e duhura, ndërsa në përgatitjen e materialit ka punuar një sociolog me origjinë Franko-Tuniziane. Mendoj se asgjë e papërshtatshme nuk mund të gjendet në strip”, ka thënë Stephane Charbonnhier, i cili ka ilustruar stripin në ballinën e të cilit është karikatura për të Dërguarin Muhamed duke tërhequr një deve nëpër shkretëtirë.
“Sa vetëm dimë për Jezusin, ndërsa aq pak për Muhamedin”, tha Charbonnhier duke shtuar se para se të qeshim me një personazh, nevojitet ta njohim më mirë.
Kjo revistë edhe me parë kishte shkaktuar polemika me publikimin e karikaturave për të Dërguarin Muhamed.
Vitin e kaluar, revista publikoi edhe disa karikatura për të Dërguarin Muhamed, e që rezultoi me mbylljen e shumë ambasadave dhe qendrave kulturore franceze në disa vende islame./Shembulli/