Vritet një person në Prizren

Prizreni në ditën e dytë të këtij vitit të ri është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Një zënkë ndërmjet dy personave në lokalet e Qendrës Tregtare të Ben-Af, ka përfunduar tragjikisht me një të vdekur. Raportohet se një person e ka goditur për vdekje, me pistoletë të tipit TT, personin tjetër, duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa sipas hetimeve të para të policisë, dy palët janë nxjerrë nga lokalet kësaj qendre nga sigurimi i objektit, ndërsa vrasja ka ndodhur në parkingun e qendrës tregtare, ku ka pasur një numër të madh edhe të kalimtarëve, në mes tyre edhe gra e fëmijë.

Policia raporton se bllokimi i pistoletës ka qenë fat që kjo ngjarje të përfundojë vetëm me një viktimë, pasi dorasi i hutuar ka dalë nga kontrolli dhe ka mundur të ketë edhe viktime të tjera, raporton PrizrenPress.

Në këtë ngjarje ishin të implikuar shtatë persona të cilët janë shoqëruar për në stacionin policorë, prej tyre katër janë në cilësinë e të dyshuarve, bënë të ditur policia. Rajoni i Prizrenit e ka përmbyllur vitin 2012 me një numër të madh të vrasjeve me armë zjarri. /PrizrenPress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat