Jonuz Musliu vendos sërish flamurin në Dobrosin

Jonuz Musliu nuk ka qëndruar duarkryq përballë provokimeve që bënë një ditë më parët zyrtarët e lartë serb të cilët e kishin hequr flamurin kombëtar shqiptarë nga varrezat e dëshmorëve në Dobrosin.

Musliu i shoqëruar edhe nga bashkëluftëtarët dhe Shoqata e Veteranëve të luftës tha për rajonipress se në mesditë ka shkuar vet në Dobrosin dhe e kanë vendosur sërish flamurin në vendin e mëparshëm. “Ai flamur është i shenjtë për popullatën e Luginës së Preshevës dhe për vetë banorët e fshatit Dobrosin. Por mbi të gjitha është i shenjtë për dëshmorët dhe të rënët e luftës së UÇPBM-së” tha Musliu.

Musliu tha se flamuri do të mbrohet në të gjitha variantet e provokimeve serbe. “Ne kemi të drejtë të ruajmë dhe shprehim emocionet tona kombëtare e patriotike. Kemi të drejtë edhe të ngremë lapidarë e përmendore. Këtë nuk e bëjmë për të provokuar dikë, por për të përkujtuar se aty është derdhur gjak dhe është luftuar me forca terroriste e pushtuese” tha Musliu./rajonipress/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat