Uniforma e UÇK - së në Beograd (VIDEO)

Në shenjë proteste ndaj marrëveshjes së IBM-it, aktivistët e lëvizjes “Kurrë Kufi – Kosova është Serbi” sot në sheshin “Knez Mihailo” kanë vendosur një rampë e cila simbolizon se mes Kosovës dhe Serbisë është vendosur kufiri, njoftojnë mediat serbe.

Disa aktivist me xhaketa të zeza me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndronin pran rampës në të cilën ishin të vendosur flamuri shqiptar dhe ai i Bashkimit Evropian.

Organizatorët e protestës shpërndanin fletëpalosje në të cilat shënonte "Nikad granica - Kosovo je Srbija"(“Kurrë Kufi – Kosova është Serbi”), kurse në pjesën e pasme kishte detaje nga marrëveshja mes palës kosovare dhe asaj serbe të arritur në Bruksel.

Gjatë aksionit të quajtur “Rruga e zemrës së mbyllur” organizatorët zbuluan një pankartë në të cilën shënonte “Atje ku është Graçanica, nuk do të ketë kufi”./Shembulli/ 


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat