Nikoliq: Nuk dua që Prishtina të vendosë për mua

“Nuk shkoj për Krishtlindjet ortodokse në Graçanicë, sepse nuk dua që Prishtina të vendosë se a mund të shkojë në Kosovën tonë”, deklaroi për gazetën Kurir presidenti serb Tomisllav Nikoliq.

Duket qartë se EULEX-it pret autoritetet në Prishtinë ta lejojnë vizitën, sqaroi Nikoliq, dhe shtoi se për këtë arsye do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj misionit të EULEX-it, por edhe ndaj Brukselit!

“Nuk më kanë lejuar të shkojë në Kosovë derisa kam qenë përfaqësues i opozitës, e nuk më lejojnë as tash, kur jam president i Serbisë”, tha ai.

Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç deklaroi mbrëmë se nuk është EULEX-i ai që vendosë për vizitat, por Prishtina.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi konfirmoi mbrëmë se institucionet e Kosovës janë ato që nuk i kanë lejuar vizitën Nikoliqit.

“Nikoliq do të mund të vizitojë Kosovën vetëm atëherë kur të sigurojë reciprocitet në vizita edhe për liderët e Kosovës në Luginën e Preshevës. Ky vendim për moslejim të vizitës është marrë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë”, tha Kuçi./koha/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat