Është përmirësuar situata rreth pritjeve të gjata në dy vendkalimet kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në Merdare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radio Kosovës se për dy ditë rresht ka pasur kolona të gjata të pritjeve të mërgimtarëve.
Është përmirësuar situata rreth pritjeve të gjata në dy vendkalimet kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në Merdare. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i tha Radio Kosovës se për dy ditë rresht ka pasur kolona të gjata të pritjeve të mërgimtarëve, mirëpo që nga orët e para të mëngjesit të sotëm, situata është përmirësuar dukshëm. Sipas Kelanit, ka pritje vetëm derisa të kryhen procedurat e nevojshme për kalimin e kufirit. (RTK)