Asad mban fjalim për herë të parë pas shumë kohësh

Në Siri ku vijojnë ngjarjet e dhunës Presidenti sirian, Bashar al-Assad mbajti sot një fjalim mbi situatën në Siri.

Ai falënderoi Rusinë, Kinën dhe Iranin për mbështetjen që kanë dhënë dhe tha se janë gati të bëjnë dialog me opozitarët.

Në fjalimin që Kryetari i Shtetit të Sirisë mbajti përpara autoriteteve më të larta të regjimit në Sallën e Operës në Damask, fjalim ky që u transmetua direkt nga kanali televiziv shtetëror sirian ku tha se për mbijetesën e popullit sirian është e nevojshme bërja e bashkëpunimit midis regjimit dhe opozitarëve.

Duke vënë në dukje se ata nuk kanë për ta mohuar kurrë arritjen e zgjidhjes me anë të dialogut, Esed tha se ata kërkojnë që vendi i tyre të mbetet i lirë e i pavarur dhe të mos hyjë nën pushtimin e të huajve.

Ai mohoi se në vendin e tij është duke vazhduar një luftë civile dhe tha se Siria është nën sulmimin e forcave të huaja.

Ai bëri të ditur se ushtria siriane do t’i japë fund operacioneve në rast se edhe forcat e huaja i ndërpresin mbështetjet me armë grupeve të armatosura.

Kryetari i Shtetit të Sirisë tha se në rast se arrihet kontrolli në kufi, ata planifikojnë të bëjnë një konferencë për kompromis kombëtar së bashku me opozitarët dhe se janë gati që një kushtetutë e përgatitur në këtë konferencë ta paraqesin për referendum./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat