Agjencia iranian “Mehr ka akuzuar kryeministrin turk Rexhep Erdogan se po bën përpjekje për ringjalljen e Perandorisë Osmane. Këto akuza të kësa agjencie janë bërë menjëherë pasi Erdogan u pa të vishte xhyben arabe gjatë vizitës së tij në kampin e refugjatëve sirianë në jug të Turqisë.
Sipas agjencisë në fjalë, Erdogani po orvatet të fitojë simpatinë e vendeve arabe, duke veshur xhyben arabe në vend të veshjes zyrtare.
Kryeministri turk kreu një vizitë në rajonin Orfa në jug të vendit ku inauguroi disa projekte dhe më pas bëri dhe një vizitë në kampin me refugjatë sirianë, ku veshi dhe xhyben tradicionale arabe. /ardhmeriaonline/