Nikolliq: Nuk dua më të kërkoj leje

“BE duhet të mendojë mirë kur e bind Serbinë se është neutrale ndaj statusit dhe se dëshiron të ndihmojë që të gjithë të jetojmë më më mirë dhe nëse në ditën e sotme ka treguar në të vërtetë fytyrën e vet të vërtetë”, ka deklaruar sot Presidenti serb Tomisllav Nikoliq, i cili si duket se nuk pajtohet me faktin se nuk ka marrë leje nga EULEX-i për të vizituar Kosovën.

Nikolliq ka përsëritur se Krishtlindjet ka dashur t’i kalojë, siç është shrehur “atje ku është më së vështiri – në Kosovë, por komuniteti evropian nuk ka dhënë provimin dhe se kjo “do të jetë bazë për negociata të ardhshme”.

“Unë të kërkoj leje për të cilën e di se më askush nuk do të ma japë – nuk dua”, ka thënë Nikolliq i pyetur nëse sërish do të kërkojë të shkojë në Kosovë./qik/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat