6 mijë e 555 euro. Kaq është vlera e parave të vjedhura në zyrat e Bashkësisë Islame të Hanit të Elezit.
Vjedhja ka ndodhur gjatë vikendit në Xhaminë e qytetit në Han të Elezit, ku Bashkësia Islame ka disa zyra.
Ankuesi që ka lajmëruar rastin në polici ka thënë se persona të dyshuar të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda në zyrat e BI-së dhe kanë vjedhur mijëra euro, të cilat ishin mbledhur nga pagesa e anëtarësisë dhe nga ana e xhematit.
Policia me njësitet e saja përkatëse ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin. Deri me tani nuk është raportuar për persona të arrestuar./V.K/ /Indeksonline/