Palestina hedh hapat e parë drejt shtetformimit

Një urdhër i rëndësishëm nga Abas drejt shtetformimit.

Lideri palestinez, Mahmud Abas ka kërkuar që në të gjitha dokumentet zyrtare të përdoret shprehja “Shteti Palestinez”.

Duke u mbështetur në statusin e “shtetit vëzhgues jo-anëtar” që fitoi Palestina tetorin e kaluar në votimin e bërë në OKB, Kryetari autoritetit palestinez, Mahmut Abas i dërgoi qeverisë urdhrin për të përdorur në të gjitha dokumentet zyrtare. shprehjen “Shteti Palestinez”.

Sipas lajmit të agjencisë palestineze zyrtare të lajmeve WAFA ky urdhër i Abasit përfshin pasaportën, letërnjoftimin, certifikatat e lindjes, librezën e martesës, lejen e drejtimit të automjeteve, lejen e qarkullimit të automjeteve dhe pullën e vulës.

Më herët Abas u kishte dhënë ambasadorëve direktivën që në vend të shprehjes “Autoriteti kombëtar palestinez” të përdorin përkufizimin “Shteti palestinez”./trt/


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat