Do të mbrohet përmendorja me të gjitha mjetet demokratike

Liderët e gjitha partive politike shqiptare si dhe udhëheqësit e pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë thënë se do të mbrohet përmendorja e UÇPMB-së me gjitha mjetet demokratike.

Liderët e gjitha partive politike shqiptare si dhe udhëheqësit e pushteteve lokale të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duke shqyrtuar në mbledhjen e sotme të përbashkët diskutuan për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Luginë të Preshevës, me theks të veçantë në Preshevë pas vendosjes së përmendores përkujtimore të dëshmorëve të kombit të UÇPMB-së dhe pas një sërë kërcënimesh të kryeministrit serb, Ivica Daçiq për intervenim me forcë kundër përmendores së UÇPMB-së.

Përfaqësuesit e tre kuvendeve shqiptare në Luginë kanë marrë disa iniciativa që ditëve të ardhshme, të premten dhe shtunën për tubime për hapja të mëtutjeshëm rreth të ardhmes së përmendores së UÇPMB-së në Preshevë, raporton Presheva jonë.


Lajme tjera

Error: No articles to display

Më të lexuarat