Sipas fondacionit "Al-Aksa" për Vakëfe dhe Trashëgimi Kulturore çifutët kanë sulmuar xhaminë e Pejgamberit Davud (alejhi’s-selam), e cila gjendet në Kuds (Jerusalem), dhe kanë shkatërruar pllakat e mermerit osman në muret e xhamisë.
Ky fondacion theksoi se kjo është hera e dytë brenda dy javësh që disa grupe ekstremiste çifute sulmojnë xhaminë e lashtë historike, e cila gjendet në lagjen Al Ed-Duxhani në jugperëndim të Jerusalemit.
Ai theksoi po ashtu se çifutët thyen dhe dëmtuan tri fasadat e mureve të xhamisë, të ndërtuara nga mermeri i trashëgimisë osmane, i cili daton që në shekullin e shtatëmbëdhjetë pas Krishtit.
Fondacioni shtoi gjithashtu se ushtarët pushtues izraelitë kanë marrë nën kontroll xhaminë dhe e kanë shndërruar katin e parë të saj në sinagogë, edhe përkundër faktit që kjo xhami është trashëgimi kulturore e pastër islame, duke thënë se ky sulm do të shkaktojë zemërim të madh në Jerusalem, meqë kjo nuk është hera e parë që sulmohet kjo xhami.
Presidenti i fondacionit “Al-Aksa”, Zeki Agbarije e quajti këtë sulm frikacak dhe vuri në dukje se kjo vepër është vazhdimësi e sulmeve dhe shkatërrimeve të pandërprera izraelite ndaj monumenteve të shenjta islame në Jerusalem në përgjithësi dhe afër xhamisë El-Aksa në veçanti, duke kërkuar njëherazi që xhamia t’u kthehet pronarëve të saj dhe të trajtohet si xhami e pastër islame./Shembulli/
Burimi: http://islammemo.cc/