Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriu ka reaguar sot ndaj mënyrës së si Gjykata supreme është duke u sjell me “rastin Kleçka” duke u shprehur se këtu kemi të bëjmë me një prapakthim të madh dhe diskriminim ndaj të akuzuarve për mënyrë si u është shqiptuar masa e paraburgimit. “Ngutja e EULEX-it për procedimin e këtij rasti si dhe ‘paqartësitë’ për arrestimin e tyre të plasuara në mediat elektronike dhe të shkruara qartazi tregon se në këtë proces ka diç më tepër se drejtësi”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
“KMDLNj, duke mos e paragjykuar fajësinë apo pafajësinë e të akuzuarve shpreh disa shqetësime për të cilat mendon se mund të ndikojnë edhe në vendimin përfundimtarë pas përfundimit të procesit gjyqësorë që është paraparë të filloj në fund të muajit janar apo në fillim të muajit shkurt të këtij viti”.
Sipas KMDLNj-së, në praktikat e mira gjyqësore është si rregull që kur procesi kthehet në rigjykim, trupi gjykues paraprak merret me gjykimin e të akuzuarve. “Në procesin kundër z. Fatmir Limaj dhe të tjerëve të ‘rastit Kleçka’ trupi gjykues i mëparshëm duket se është përjashtuar nga rigjykimi pa ndonjë arsyetim të mbështetur në fakte. Qartazi është shprehur një mosbesim ndaj trupit gjykues të mëparshëm duke ia besuar rastin një trupi gjykues në përbërje tjetër”, pohohet në reagim./kosovapress/
