Opozita është e ndarë rreth platformës për bisedime me Beogradin. Zyrtarë të AAK-së thonë se Kosova e ka platformën e saj e cila bazohet në Kushtetutën e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje konsideron se bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit duhet të ndërpriten, pasi në këtë rast humbëse do të jetë Kosova.
Deklarimet se Qeveria e Kosovës do të prezantohet në bisedime vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe pakos së Ahtisaarit, mbështeten edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Burim Ramadani nga AAK-ja edhe pse deklaron se nuk është i informuar nëse ka ndonjë përgatitje për takimin e 17 janarit, konsideron plani i Ahtisaarit dhe Kushtetuta parasheh zhvillimin e vetëqeverisje locale edhe në veri të vendit.
“Ajo çka është në Kushtetutën dhe në Pakon e Ahtisaarit, është baza dhe e vetmja rrugë se si mund të zhvillohet jeta në komunat veriore të Kosovës, prandaj nuk shoh hapësirë për shqetësime në aspektin e asaj se çfarë platforme ka Kosova”, ka theksuar Ramadani për Radio Kosovën.
Ndërsa Teuta Sahatçija nga LDK nuk ka njohuri nëse eksiton ndonjë platformë për bisedime me Beogradin, por thekson se në bazë të rezolutës Qeveria duhet për çdo gjë ta informojë Kuvendin.
“Qeveria është e obliguar që t’i vazhdojë bisedimet dhe çfarë do konkluzioni që del nuk është i vlefshëm nëse ai nuk ratifikohet në Kuvendi ne Kosovës. Sa i përket veriu, kufizimet janë Kushtetuta jonë dhe pakoja e Ahtisaarit dhe çfarëdo dalje apo çfarëdo Ahtisaari plus është totalisht i papranueshëm për Kosovën”, ka theksuar Sahatqija.
Zyrtarë të Vetëvendosjes i shohin këto bisedime mjaft të rrezikshme për Kosovën, prandaj kërkojnë ndërprerjen e tyre. Visar Imeri nga Vetëvendosja thotë se këto bisedime do të jenë për territorin e Kosovës.
“Dhe këtë e ka thënë edhe ndërmjetësuesja e këtyre bisedimeve, Caethrine Ashton që me 17 janar do të fillojmë të diskutojmë për veriun, pra edhe nëse kanë qenë ndonjëherë bisedime për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, tash janë shndërruar në bisedime për rindarje dhe ri-rregullim territorial të Kosovës”, ka thën Ymeri.
Edhe zyrtarë të qeverisë thonë se nuk kanë hartuar ndonjë propozim-dokument për veriun për takimin e ardhshëm që pritet të mbahet me 17 janar. Ata thonë se platformë është pakoja e Ahtisaarit dhe zgjidhjet e modulit do të jenë brenda saj./rtk/